Përditësim : Mbi 250 mijë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Bota

Përditësim : Mbi 250 mijë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Nga: Beqir Sina Më: 5 prill 2020 Në ora: 18:34
Ilustrim

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botwn ka shkuar në mbi 250 000.

Gjithsej 253.597 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, raporton Bota sot.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kinë, ku 76.964 njerëz e kanë mposhtur virusin.

Pas Kinës, shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në Spanjë (38.080), Gjermani (26.400), Itali (20.996), Iran (19.736), Francë (15.438) dhe SHBA (14.828).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat