Vritet 63 vjeçari që doli pa maskë në rrugë

Bota

Vritet 63 vjeçari që doli pa maskë në rrugë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 09:54
Filipine

Në ishullin Mindanao në Filipine u ekzekutua një 63 vjeçar që kishte dalë pa maskë në rrugë. Kjo gjë u bë shkak për një debat mes tij dhe një punonjësi të policisë.

Ky i fundit e qortoi të moshuarin pse nuk kishte vënë maskë, por 63 vjeçari e sulmoi. Në këtë moment, polici e qëlloi për vdekje. Presidenti Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe personelin ushtarak të qëllojnë këdo që shkakton telashe duke shkelur karantinën. Kjo është vdekja e parë për këtë arsye.

“Këto janë urdhrat e mi për policinë dhe ushtrinë: nëse ka probleme, nëse verifikoni raste kur dikush reagon dhe jeta juaj është në rrezik, qëlloni! A e kuptoni? Do të vdisni. Nëse shkaktoni probleme, do t’ju varros”, paralajmëroi presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat