Shtetet e Bashkuara kanë raportuar të paktën 10.335 vdekje nga koronavirusi, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.
Johns Hopkins po raporton të paktën 347,003 raste me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.
Vatra e koronavirusit vazhdon të jetë Nju Jorku, ku shifra e përgjithshme e të infektuarve ka shkuar në mbi 100 mijë.
Për shkak të numrit të madh të vdekjeve, këshilltarë politik kanë paralajmëruar për varrimin në llogore të viktimave nga koronavirusi në Nju Jork.