Superhëna më e madhe e 2020 ngrihet mbi një botë që po lufton COVID-19

Bota

Superhëna më e madhe e 2020 ngrihet mbi një botë që po lufton COVID-19

Më: 8 prill 2020 Në ora: 08:18
Superhëna Rozë ngrihet sipër monumentit 'Mother of the Motherland' në qendër të Kievit, Ukrainë, në 8 prill 2020

Superhëna më e madhe, më e ndritshme e vitit 2020 u ngrit në qiellin e natës të martën mbi qytete pa zëra, fabrika të heshtura dhe shtete në izolim për shkak të koronavirusit të ri që ka vrarë dhjetëra mijëra në të gjithë botën.

Nëse hëna është brenda 10%-shit të distancës së saj më të afërt me tokën në momentin e hënës së plotë, ajo konsiderohet të jetë një supehënë, sipas Royal Observatory në Greenwich, Londër.

Hëna e plotë e muajit prill do të jetë superhëna e afruar më shumë e vitit 2020, dhe është e njohur edhe si Hëna Rozë, sipas luleve rozë që fillojnë të shfaqen në fusha këtë muaj në disa vende.

Duke e parë nga Pekini, banori vendas Ding Linlin, tha: «Situata e epidemisë në Kinë po bëhet më e mirë. Kjo [hënë] mund të përfaqësojë diçka të mirë ... Jam i lumtur kur e shoh atë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat