Prekëse: Foshnja katër ditëshe bëhet viktima më e re e koronavirusit

Bota

Prekëse: Foshnja katër ditëshe bëhet viktima më e re e koronavirusit

Më: 10 prill 2020 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Një foshnje, e cila nuk është identifikuar, ka vdekur në qytetin Natal pasi kishte lind para kohe në orët e hershme të 3 prillit, njoftuan autoritetet në Brazil.

Foshnja, kishte lindur para kohe derisa nëna vuante nga një numër problemesh shëndetësore.

Mediat lokale thanë se e ëma është me diabet dhe vuan nga obeziteti, hipertensioni dhe probleme tjera.

Pas lindjes, foshnja vuajti nga problemet respiratorë dhe ishte në intensivë.

Derisa foshnja u testua pozitiv në koronavirus, zyrtarët shëndetësor thanë se po hetojnë nëse Covid-19 ishte shkaku kryesor i vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat