Dy qenë endacak mbrojnë gruan e moshuar që fle buzë lumit

Bota

Dy qenë endacak mbrojnë gruan e moshuar që fle buzë lumit

Më: 11 prill 2020 Në ora: 09:33
Gruaja dhe qentë

Ka fotografi që në pak çaste ngjallin mërzi dhe në të njëjtën kohë, japin shpresë. Pamje të forta, të cilët godasin dhe bëjnë që të reflektohet për realitetin.

Mes tyre është një fotografi që vjen nga Nepali, e shkrepur pak ditë më parë nga Ake Srisuwan. Në imazhin e parë shihet një grua e shtrirë buzë lumit, ndërsa trupi i saj është i fundosur në baltë dhe duket sikur fle, ndërsa pranë saj ndodhet një qen.

Në imazhin tjetër të shkrepur në një tjetër distancë shihet një tjetër qen, i cili gjithashtu shikon gruan.

Image

Srisuwan i publikoi dy fotografitë në rrjetet sociale, duke bërë që të përhapen me shpejtësi. Fotografi pyeti banorët e zonës dhe aty mësoi se gruaja është e verbër, e pastrehë dhe ecën gjithmonë e shoqëruar nga dy qentë endacakë, të cilët e shoqërojnë kudo. Duket se gruaja ishte e dehur dhe e kishte zënë gjumi buzë lumit, ndërkohë që qentë i bënin roje.

Fotografitë e të moshuarës tërhoqën vëmendjen e autoriteteve lokale, të cilat iu erdhën në ndihmë gruas dhe qenve të saj, shkruan noa.al. Një imazh me një mesazh të fortë, ku nga njëra anë rebelimi dhe dhimbja për mënyrën e jetës së të moshuarës dhe nga ana tjetër dy qentë që dhurojnë shpresë me vëmendjen dhe përkushtimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat