SHBA-ja kapërcen Italinë, shkon në 20 mijë numri i viktimave nga koronavirusi

Bota

SHBA-ja kapërcen Italinë, shkon në 20 mijë numri i viktimave nga koronavirusi

Më: 12 prill 2020 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani kanë kapërcyer Italinë me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë. Të dhënat e fundit, të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, tregojnë se më shumë se 20 mijë njerëz në SHBA tani kanë vdekur.

Pika e nxehtë vjen menjëherë pasi SHBA u bë vendi i parë që regjistroi më shumë se 2 mijë vdekje nga viruset në një ditë të vetme, raporton BBC.

Shtetet e Bashkuara janë tani pika e nxehtë e botës për sa i takon koronavirusit, me 529 mijë e 887 raste nga mbi 1.7 milionë infektime në gjithë botën.

Ato pasohen nga Spanja me mbi 163 mijë e 27 dhe Italia me rreth 152 mijë.

Në Nju Jorku që është epiqendra e pandemisë në SHBA, numri i vdekjeve u rrit me 777 duke e çuar totalin në më shumë se 7 mijë e 800. Por zyrtarët e shtetit thanë që numri i pacientëve në pavionet e kujdesit intensiv ka pësuar rënie për herë të parë që nga mesi i muajit marsit dhe po kështu edhe numri i atyre që shtrohen në spitale.

Nju Jorku regjistroi 290 pacientë të rinj brenda një dite të vetme, krahasuar me rritjen e përditshme prej më shumë se 1 mijë javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat