Më në fund kthehet në shtëpi/ Covid-19, peripecitë e kroceres MSC MAgnifica nëpër botë

Bota

Më në fund kthehet në shtëpi/ Covid-19, peripecitë e kroceres MSC MAgnifica nëpër botë

Më: 20 prill 2020 Në ora: 15:05
Krocera MSC MAgnifica

Tre anijet e fundit krocere që vazhdonin të lundronin me pasagjerët në bord, do të ankorohen më në fund në porte dhe një prej tyre ka patur një odise të jashtëzakonshme.

MSC MAgnifica, u largua nga Evropa në janar dhe ndodhej në cepin tjetër të botës kur portet në të gjitha vendet filluan të mbylleshin. Duke mos patur ku të shkonte, anija zviceriane filloi udhëtimin e saj të gjatë për në shtëpi. Pasagjerët e saj, të mësuar me një port të ri çdo pak ditë, kanë shkelur në tokë për të fundin herë, gjashtë javë më parë.

Të hënën, ata më në fund, mundën të zbrisnin në Marsejë. Udhëtimi i tyre është ndjekur me stuhi politike, apele presidenciale, një viktimë dhe pavarësisht të gjithave, shumë argëtim. Kur Magnifica u largua nga Genova në itali, më 5 janar, bota dukej shumë ndryshe. Atëherë, pneumonia e panjohur nuk kishte ende një emër. Askush nuk kish’ humbur jetën prej saj dhe OBSH kish’ thënë se vetëm 59 vetë ishin infektuar, të gjithë në Wuhan.

Por situata nisi të ndryshonte shpejt, dhe bota, që dukej shumë e madhe kur anija u nis nga Xhenova, në janar, ishte bërë papritur shumë e vogël. Kthimi në shtëpi zgjati shumë, por pavarësisht të gjithave, humori në anije, ishte i mirë.

“Ne u gjendem në një situatë ku Covid-19 izolonte njerëz dhe i distanconte ata. Por këtu, ndodhi e kundërta. Ne u bëmë si një familje. Pasagjerët dhe ekuipazhi të gjithë së bashku. Kemi kaluar mirë…”, thotë kapiteni Roberto Leotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat