Paralajmëron OBSH: Më e keqja s’ka ardhur ende, politikanë, mos luani me zjarrin

Bota

Paralajmëron OBSH: Më e keqja s’ka ardhur ende, politikanë, mos luani me zjarrin

Më: 21 prill 2020 Në ora: 17:04
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Bota duhet të bëhet bashkë për të kapërcyer pandeminë Covid-19. Këshilla vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Duke folur nga Gjeneva në Zvicër, drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se “e keqja më e madhe është ende para nesh”, nëse nuk ka solidaritet global.

“Nëse kemi solidaritet global dhe e shikojmë këtë si armik të përbashkët për njerëzimin dhe japim më të mirën tonë, duke kuptuar se ky është një virus i ri dhe i rrezikshëm, sigurisht që mund ta fitojmë këtë betejë. Pa unitet kombëtar dhe pa solidaritet global, më besoni, më e keqja është ende para nesh. Le ta parandalojmë këtë tragjedi”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i OBSH.

Zyrtari i lartë i OBSH-së u bëri thirrje vendeve që të mos politizojnë virusin, por të punojnë së bashku për të frenuar përhapjen e Covid-19 në të gjithë botën. “Ju lutem punoni së bashku. Mos e përdorni virusin si një mundësi për të luftuar njëri-tjetrin apo për pikë politike. Është e rrezikshme. Është si të luash me zjarrin. Këto probleme politike mund të nxisin më tej këtë pandemi”.

Ndër të tjera, OBSH-ja paralajmëron vendet që të rishikojnë me kujdes planet e tyre për rikthimin në normalitet pasi mund të shkaktojë një shpërthim të ri të pandemisë nëse masat kufizuese hiqen më shpejt nga ç’duhet. Më shumë se 2 milionë e 400 mijë persona janë infektuar me Covid-19, prej tyre kanë humbur jetën mbi 170 mijë vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat