Këshilltari i Trump: Kina mashtroi, por SHBA do ta fitojë garën për vaksinën

Bota

Këshilltari i Trump: Kina mashtroi, por SHBA do ta fitojë garën për vaksinën

Më: 21 prill 2020 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Piter Navaro, këshilltari tregtar në Shtëpinë e Bardhë vlerëson se Pekini ka fshehur informacione për pandeminë koronavirus.

SHBA-ja, vendi i cili ka shifrat më të larta të vdekjeve dhe të të prekurve në botë, disa herë u kërkoi informacione lidhur me Covid-19 gjatë kohës së përhapjes së infeksionit në Kinë.

“Një nga shkaqet se pse nuk na pranuan dhe dhanë informacione për këtë virus është se ata janë në garë për vaksinë. Besoj se kjo është luftë e thjeshtë biznesi dhe se ata po mundeshin ta gjetur atë dhe më pas për ta shitur atë në botë”, deklaroi Navaro mbrëmë për Fox News.

“Por ne do të fitojmë këtë luftë, falë lidershipit të presidentit Trump. Do të fitojmë sepse ministria e Shëndetësisë tashmë ka filluar garën së bashku me pesë kompani”, deklaroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat