Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve dhe të shëruarve me Covid-19 në botë

Bota

Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve dhe të shëruarve me Covid-19 në botë

Më: 22 prill 2020 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka kaluar shifrën 2,5 milionë, përkatësisht 2,557,993 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 177,688.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 45,343 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 24,648 viktima, Spanja me 21,282, Franca me 20,796 dhe Britania me 17,337.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve ka arritur në 4,632.

Në Shqipëri janë shënuar 26 viktima dhe janë infektuar 602 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani, 695,336 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,6 milion raste aktive që presin të shërohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat