Qentë trajnohen për të zbuluar personat me koronavirus - Bota Sot
Qentë trajnohen për të zbuluar personat me koronavirus

Bota

Qentë trajnohen për të zbuluar personat me koronavirus

Më: 24 prill 2020 Në ora: 14:48
Ilustrim

Organizata Qentë Detektues Mjekësorë është duke trajnuar qen për të nuhatur personat me koronavirus, në përpjekje për të ndalur përhapjen e këtij virusi, shkruan revista Female First.

Kjo organizatë po trajnon qentë për të nuhatur mostra të virusit, duke besuar se secila sëmundje shkakton erë të posaçme, të cilën qentë mund ta nuhasin me shqisën e tyre të fuqishme të të nuhaturit.

Kjo organizatë e bazuar në Milton Keynes, Britani, ka punuar me qen për të zbuluar kancerin dhe Parkinsonin te njerëzit e sëmurë.

Claire Guest, themeluesja e organizatës Qentë Detektues Mjekësorë, mendon se qentë mund të nuhasin me qindra njerëz në një kohë të shkurtër dhe kjo do të bënte të mundur të mësohet shumë shpejt se kush duhet testuar dhe kush duhet izoluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat