Mbi një milion persona të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

Bota

Mbi një milion persona të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

Më: 30 prill 2020 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Mbi 1 milion persona janë shëruar nga koronavriusi në nivel global.

Shifra sa vjen e rritet ndërsa shumë shtete në mbarë botën po planifikojnë se si të rihapen pas masave shtrënguese të ndërmarra për frenimin e Cvoid-19.

Ndërkohë, sipas platformës Worldometer, në të gjithë botën janë prekur mbi tre milionë njerëz.

Më pak se dy milionë persona janë të infektuar aktiv, nga të cilët vetëm 3% (55 mijë) janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për sa u përket vendeve ku është përhapur Covid-19, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bilancin më negativ, bashkë me Italinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat