Kryeministri i Rusisë rezulton pozitiv me koronavirus

Bota

Kryeministri i Rusisë rezulton pozitiv me koronavirus

Më: 30 prill 2020 Në ora: 19:55
Ilustrim

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas mediave të huaja, zëvendëskryeministri i parë, Andrei Belousov, do të kryejë përkohësisht detyrat e tij.

Mishustin njoftoi se ishte i infektuar me koronavirus gjatë një telefonate me Presidentin rus, Vladimir Putin. Megjithëse ende nuk është e qartë se si është gjendja e tij, një agjenci lajmesh raportoi se kishte temperaturë të ngritur prej 39 gradë.

“I dashur Vladimir Vladimirovich, sapo kam zbuluar se testet që dhashë për coronavirus janë pozitive. Në përputhje me rrethanat … Do të shkoj në izolim, duke përmbushur urdhërat e mjekëve të mi. Kjo është e nevojshme të bëhet për të mbrojtur kolegët e mi”, raportoi Mishustin para Putin gjatë një telefonate.

Ndryshe kryeminstri i tanishëm i Rusisë u emërua në detyrë në janar të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat