Universiteti i Oxford: Ja kur do të jetë gati vaksina

Bota

Universiteti i Oxford: Ja kur do të jetë gati vaksina

Më: 30 prill 2020 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Një vaksinë për koronavirusin mund të jetë e disponueshme që në dhjetor. Instituti Jenner, i universitetit të Oxfordit, ka konfirmuar tashmë se ka prodhuar një vaksinë efikase, dhe se do të përfundojë testet klinike mbi 5 mijë persona, në qershorInkurajues, janë jo vetëm rezultatet e eksperimentimit tek majmunët, por edhe ato tek 320 vullnetarët e parë të cilëve u është administruar vaksina.

Sipas Nju Jork Tajms, vaksina është testuar tek gjashtë majmunë makao, në një laborator në Montana, muajin e kaluar.Kafshët u ekspozuan ndaj dozave të larta të virusit dhe të gjitha ishin në shëndet të mirë për 28 ditët pasuese. Majmunët të cilëve nuk u ishte bërë vaksina në anën tjetër, u sëmurën. Vaksina eksperimentale anti covid, që është testuar tek 320 vullnetarë, filloi javën e shkuar.

Vaksina do ti bëhet më shumë se 500 vullnetarëve të shëndetshëm në pesë qendra në Britani. Rezultatet e kësaj faze të parë priten brenda muajit.Brenda dhjetorit ndërkohë, nëse të gjitha testet do të japin rezultate pozitive që shpresohen, do të ketë një stok të parë vaksine anti covid të disponueshëm për të filluar vaksinimin e kategorive më të brishta.Nëse faza e parë do të rezultojë e suksesshme, në qershor, do të kalohet tek faza e radhës, testimi tek 5 mijë subjekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat