Afganistani shënon rekord të viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19 për 24 orë

Bota

Afganistani shënon rekord të viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19 për 24 orë

Më: 3 maj 2020 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Afganistan janë shënuar 12 viktima dhe 235 infektime me koronavirus. Këto shifra paraqesin rekord ditor në vendin e rrënuar nga lufta e gjatë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 85, ndërsa shifra e të infektuarve në 2,704. për më tepër, deri më tani janë shëruar 345 pacientë. Në mesin e të infektuarve janë edhe 256 puëntorë shëndetësorë.

Shumica e rasteve të reja të infektimit u shënuan në Kabul, ku numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 680, me 63 raste të shënuara vetëm në 24 orët e kaluara.

Pavarësisht masave të izolimit që janë vendosur në disa provinca, rrugët në shumicën e qyteteve janë ende të mbushura me vetura dhe njerëz që po lëvizin lirshëm. Ekspertët kanë frikë se kjo paraqet rrezik në luftën kundër Covid-19.

Organizata “Save the Children” ka paralajmëruar se masat e izolimit i kanë vënë shtatë milionë fëmijë në rrezik nga uria, shkruan The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat