Rusia shënon rritje të të frikshme të infektuarve nga koronavirusi

Bota

Rusia shënon rritje të të frikshme të infektuarve nga koronavirusi

Më: 4 maj 2020 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Me vendet evropiane që tashmë po stabilizojnë drejt rënies statistikat e pandemisë, vëmendja e komunitetit mjekësor ndërkombëtar tashmë po përqendrohet te disa shtete që vetëm tani po shohin ngritjen e kurbës së infeksionit nga COVID-19.

Përtej shifrave amerikane, ku edhe sot të infektuarit kanë kaluar 25 mijë persona, vendi me rritjen më të madhe të të prekurve nga koronavirusi tashmë është Rusia.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë më shumë se 10 mijë rastet e reja të konfirmuara nga autoritetet, ndërkohë që të vdekurit janë 58, për një total që shkon në 1280.

Edhe pse viktimat nuk kanë qenë të shumta si në vende të tjera, përhapja e madhe, tashmë rreth 135 mijë persona, shqetëson autoritetet, veçanërisht për sa i përket moshave më të thyera.

Por situata nuk është tërësisht e qetë edhe në një “gjigant” demografik si India. Vendi aziatik ka regjistruar ditën e fundit shifrat më të rënda deri më tani, me rreth 2600 të prekur, dhe 83 persona që kanë ndërruar jetë.

Një element shqetësues në Indi është padyshim edhe statistika e testimeve të kryera për koronavirus, “vetëm” një milion, çka do të thotë një mesatare të 758 testeve për çdo milion banorë. 

Rusia, si krahasim, ka 28 mijë teste çdo milion banorë, Italia më shumë se 35 mijë. Një element ky, që shton frikën se shifrat mund të fryhen në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat