Talibanët sulmojnë një qendër ushtarake në Afganistan, raportohet për viktima - Bota Sot
Talibanët sulmojnë një qendër ushtarake në Afganistan, raportohet për viktima

Bota

Talibanët sulmojnë një qendër ushtarake në Afganistan, raportohet për viktima

Më: 4 maj 2020 Në ora: 10:10
Sulmi taliban

Talibanët të hënën e morën përgjegjësinë për sulmin në një qendër ushtarake në provincën Helmand të Afganistanit, ku ishin të stacionuar së paku 150 ushtarë dhe punëtorë të inteligjencës ushtarake.

Zëdhënësit e qeverisë afgane dhe talibanët kanë thënë se shpërthimi ka ndodhur të dielën në mbrëmje, shkruan “Reuters”.

“Dhjetëra pjesëtarë të forcave armike janë vrarë dhe janë plagosur në këtë sulm”, tha përmes një deklarate Qari Yousuf Ahmedi, zëdhënës i talibanëve.

Forcat afgane në dy muajt e fundit janë përballur me shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e talibanëve. Kjo dhunë paraqet kërcënim për marrëveshjen e brishtë mes talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara, të nënshkruar në muajin shkurt.

Një zyrtar i inteligjencës, i cili i mbijetoi këtij sulmi, duke folur në kushte anonimiteti tha se ka marrë pjesë në tërheqjen e të paktën 18 trupave nga vendi i ngjarjes.

Në një incident tjetër, policia e provincës Paktika njoftoi se së paku 20 persona u lënduan kur luftëtarët talibanë e hodhën një granatë dore në një xhami të dielën në mbrëmje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat