​OBSH nuk merr prova nga SHBA se koronavirusi u krijua në laborator

Bota

​OBSH nuk merr prova nga SHBA se koronavirusi u krijua në laborator

Më: 4 maj 2020 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetit nuk mori asnjë provë ose informacion nga qeveria amerikane për të mbështetur pretendimet e presidentit Donald Trump se koronavirusi që ka shkaktuar qindra-mijëra vdekje në mbarë botën ishte krijuar në laborator, ka thënë drejtorit i OBSH-së për situata emergjente Michael Ryan.

"Nga këndvështrimi ynë, ky është ende spekulim," u tha Ryan gazetarëve në Gjenevë.

Ai përsëriti se provat e marra nga agjencia e shëndetit e OKB dhe këshillat që morën tregojnë origjinën natyrale të koronavirusit.

SHBA pretendon se kanë parë prova që sugjerojnë se virusi korona kishte origjinën në laboratorin e Institutit të Virologjisë në Wuhan.

"Nëse këto të dhëna dhe prova janë të disponueshme, atëherë i takon qeverisë amerikane të vendosë nëse dhe kur t'i ndajë ato, por është e vështirë për OBSH të veprojë në një vakum informacioni për këtë çështje," tha Ryan.

Ai shtoi se OBSH si çdo organizatë tjetër funksionon në bazë të provave dhe dëshiron të marrë çdo informacion që tregon për origjinën e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat