“Ishte fare pranë zbulimit revolucionar për koronavirusin”/ Gjendet i vdekur në banesë studiuesi i njohur

Bota

“Ishte fare pranë zbulimit revolucionar për koronavirusin”/ Gjendet i vdekur në banesë studiuesi i njohur

Më: 6 maj 2020 Në ora: 10:56
Dr Bing Liu

Një studiues i njohur Universitetit të Pittsburgh, pjese e Qendrës Mjekësore, qe thuhej se ishte ne prag të ‘gjetjeve shumë domethënëse’ të lidhura me koronavirusin u gjet i vdekur ne banese.

Dr Bing Liu, 37 vjeç, ishte i vetëm në shtëpinë ne bllokun e Gjykatës Elm në Ross Township të shtunën pasdite, kur një burrë tjetër – i identifikuar si 46-vjeçari Hao Gu – dyshohet se hyri në banesen e tij përmes një derë të hapur dhe hapi zjarr.

Liu u godit me plumba në kokë, qafë dhe vdiq nga plagët.

Gruaja e tij nuk ishte në shtëpi në kohën e vrasjes, njoftuan mediat e huaja, nderkohe qe cifti nuk ka femije.

Policia tha se personi i dyshuar si autor, pas vrasjes hipi ne makinen e tij te parkuar 100 metra me larg dhe e ktheu armen ndaj vetes.

Liu ishte një asistent profesor kërkimesh në Departamentin e Biologjisë Informatike dhe Sistemeve të UPMC, sipas një deklarate të lëshuar nga punëdhënësi i tij që njoftonte vdekjen e tij të parakohshme.

“Bing ishte në prag te gjetjeve shumë domethënëse drejt kuptimit të mekanizmave qelizorë që mbështesin infeksionin SARS-CoV-2 [COVID-19] dhe bazën e ndërlikimeve” thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat