Biznesmeni masakron gruan, vret veten pas përleshjes me policinë

Bota

Biznesmeni masakron gruan, vret veten pas përleshjes me policinë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 22:38
Irina Kiseleva

Një grua 35-vjeçare është vrarë brutalisht nga bashkëshorti i saj në një prej ngjarjeve më makabre të karantinës së koronavirusit, njoftonte policia në Rusi.

Në disa pamje të publikuara tregohej i dyshuari Artyom Kiselev, 29 vjeç, që qëllohej në këmbë nga oficerët pasi i kërcënonte ata me thikë.

Por teksa ishte rrethuar nga policët, sipas raportimeve ai qëlloi veten për vdekje me thikë.

Irina Kiseleva, 35 vjeçare punonjëse e sektorit të furnizimeve mjekësore, ishte me të shoqin me makinë në varrezën e Rubtsovsk, ku ai e vrau me goditje thike.

Trupi i saj u gjet më vonë në makinë me plagë të shumta, me barkun e hapur, dhe me një tentativë të dështuar për t’i prerë kokën.

Ditën pas vrasjes makabre policia arriti të lokalizojë të dyshuarin në rajonin Altai, i cili tentoi të largohej edhe pasi i ishin shpuar gomat nga policia.

Oficerët thanë se Kiselev kishte tentuar t’i sulmonte edhe pasi e kishin qëlluar në këmbë. Ndërsa raportonin se kishte vrarë veten me thikë para se të arrestohej.

Karina, një mike e gruas së vdekur tha: “Artyom ishte i heshtur, i rezervuar, disi i çuditshëm. Por Irina e donte shumë edhe pse familja e miqtë e saj nuk donin që ata të ishin bashkë. Ata nuk e pëlqenin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat