Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë

Bota

Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 07:46
Ilustrim

Koronavirusi ka infektuar 4 milionë njerëz në të gjithë botën ku gati gjysma e tyre janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Bashkimit Evropian, raporton noa.al duke cituar të dhënat që publikon Worldometer.

Pak para mesnatës së sotme, u regjistruan 4.000.975 njerëz të infektuar. Por shumë ekspertë thonë se këta janë vetëm personat e testuar pasi numri mund të jetë shumë herë më i lartë.

Deri sot regjistrohen 275.352 të vdekur. Kurse rezultojnë 1.375.960 njerëz të shëruar.

Aktualisht janë në gjendje kritike për jetën nën terapi intensive rreth 50 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat