Afganistan, Ministri i Shëndetësisë rezulton me koronavirus

Bota

Afganistan, Ministri i Shëndetësisë rezulton me koronavirus

Më: 9 maj 2020 Në ora: 17:52
Ferozudin Ferozz

Ministri i Shëndetësisë së Afganistanit, Ferozudin Ferozz, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).

“Isha duke shfaqur simptoma të lehta nga koronavirusi. Pas këshillës mjekësore bëra testin dhe dola pozitiv. Deri të enjten e ardhshme do të vetizolohem në shtëpi”, shkroi ai në Twitter.

Ferozz bëri të ditur se nga java e ardhshme nëse nuk i përkeqësohet gjendja do të kthehet në zyrë.

Derisa, numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusëve në Afganistan arriti në 3 563, ndërsa ata që humbën jetën arritën në 106.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat