Ekspertja mjekësore: Pse të mos i lejojmë tifozët në stadiume?

Bota

Ekspertja mjekësore: Pse të mos i lejojmë tifozët në stadiume?

Më: 12 maj 2020 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Një virolog italian ka thënë se nëse audienca do të lejohet në koncerte dhe teatro të hapura, nuk ka asnjë arsye që futbolli të mos trajtohet në të njëjtën mënyrë.

Në Itali skuadrat kanë filluar stërvitjet individuale, ndërsa nga18 maji do të fillojnë të stërvitjet grupore, nëse bihet dakord me protokollin shëndetësor, por rikthimi i tifozëve në stadiume duket shumë larg.

“Unë nuk e kuptoj pse ka kaq shumë frikë për hapjen e portave në futboll dhe asgjë kur autorizon një koncert në ajër të hapur”, ka deklaruar Maria Rita për Corriere dello Sport.

“Rregullat për sigurinë, si distancat sociale dhe maskat e detyrueshme, janë të njëjta, sikurse në një stadium ashtu edhe në një operë. Në fakt, rregullat do të ishin më të lehta për t’u zbatuar në stadium sesa në teatër”.

“Unë do të thoja se do të ishte më mirë të shtyheshin këto hapje, por nëse teatri është i hapur, atëherë nuk ka asnjë arsye pse tifozët e futbollit nuk duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat