Shënohen rastet e para me Covid-19 në kampin e refugjatëve Rohingya

Bota

Shënohen rastet e para me Covid-19 në kampin e refugjatëve Rohingya

Më: 14 maj 2020 Në ora: 18:44
Foto

Dy refugjatë të komunitetit Rohingya kanë dalë pozitiv për Covid-19, ata ishin të vendosur në kampin më të madh të botës me refugjatë në Bangladesh.

Këto janë rastet e para të konfirmuara midis refugjatëve atje , sipas një doktori që punon për Komisionin Qeveritar për Riatdhesimin e Refugjatëve Rohingya.

Zyrtarë të atjeshëm thanë për BBC se ata që janë infektuar janë duke marrë trajtimin e nevojshëm. Rreth 1.900 refugjatë të tjerë që mund të kenë kontaktuar me të prekurit, janë të izoluar dhe pritet të testohen.

Një milion refugjatë Rohingya janë duke jetuar në kampet e vendosura në qytetin Cox Bazar, për shkak se u larguan nga nga shteti fqinj Myanmar. Kampet kanë qenë të mbyllura që nga 14 marsi, shkruan BBC.

Këta refugjatë janë muslimanë të komunitetit Rohingya që u larguan nga nga persekutimi në Myanmar dhe u vendosën në këtë kamp në Bangladesh.

Kampet kanë qenë të mbyllura që nga 14 marsi, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat