Shërohen të gjithë të infektuarit me koronavirus

Bota

Shërohen të gjithë të infektuarit me koronavirus

Më: 16 maj 2020 Në ora: 14:12
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Kamboxhias njoftoi se pacienti i fundit me koronavirus është shëruar dhe ka dalë nga spitali.

Shteti i Azisë Juglindore, që ka mbi 16 milionë banorë, nuk ka shënuar raste të reja të Covid-19 qe një muaj, por ende nuk ka vendosur t’i largojë masat kufizuese, përfshirë kontrollet kufitare,  karantinën për personat e ardhur dhe mbylljen e shkollave.

Kamboxhia deri më tani i ka regjistruar vetëm 122 raste me koronavirus dhe asnjë të vdekur.

Pacientja e fundit që u shërua nga sëmundja e re ishte një grua 36-vjeçare nga provinca Banteay Meanchey. Ajo i falënderoi autoritetet shëndetësore për punën që kanë bërë.

Rasti i fundit i ri me Covid-19 ishte raportuar më 12 prill, ndërsa Ministria e Shëndetësisë tha se deri më tani i ka testuar mbi 14 mijë e 684 persona.

Ministri i shëndetësisë, Mam Bunheng, bëri thirrje që njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë vigjilentë dhe të marrin masa parandaluese, siç është shmangia e tubimit në grupe të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat