Brazili tejkalon Italinë me rastet e coronavirusit

Bota

Brazili tejkalon Italinë me rastet e coronavirusit

Më: 17 maj 2020 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Brazil u rrit të shtunën dhe tejkaloi atë të Spanjës dhe Italisë e cila ishte epiqendra e pandemisë, duke e bërë Brazilin kështu vendin e katërt me më së shumti raste në bote, sipas shifrave zyrtare.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit regjistroi 14,919 raste të reja brenda 24 orëve, dhe numri i përgjithshëm u rrit në 233,142, prapa SHBA-së, Rusisë dhe Britanisë. Brazili ka bërë shumë më pak testime krahasuar me këto tri shtete.

Kjo do të rritë presionin mbi presidentin Jair Bolsonaro, i cili humbi ministrin e dytë nga kjo sëmundje të premten, gjersa po i kundërshton ekspertët shëndetësorë publikë dhe po promovon përdorimin e ilaçeve të pa aprovuara.

Bolsonaro ka qenë kritik i madh i izolimit social dhe karantinës për të luftuar virusin, përfshirë edhe mbylljen e shkollave, shitoreve dhe restoranteve.

Bolsonaro argumenton se dëmi ndaj ekonomisë është bërë i padurueshëm dhe hapja e bizneseve duhet të ndodhë sa më shpejtë.

Testimi në tërë shtetin në Brazil është shumë prapa krahasuar me shtetet evropiane. Brazili kishte kryer 338,000 testime nëpër laboratorët zyrtare sipas ministrisë së shëndetësisë. 145,000 teste tjera ishin në pritje, raporton Reuters.

Ndërsa Italia dhe Spanja kanë bërë 1.9 milionë teste ndaras, gjer më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat