Organizata mjedisore: Prerja e pyjeve tropikale do të sjellë pandemi të reja

Bota

Organizata mjedisore: Prerja e pyjeve tropikale do të sjellë pandemi të reja

Më: 19 maj 2020 Në ora: 00:39
Prerja e pyjeve tropikale

Një grup i mbrojtjes së botës së egër paralajmëroi sot sa më shumë të ketë shkatërrim të botës natyrale aq më shumë pandemi të ardhshme do të ndodhin.

Grupimi World Wildlife Fund (WWF) tha në një intervistë me mediat britanike se prerja e pemëve i sjell më afër njerëzit dhe kafshët, duke rritur shanset e përhapjes së sëmundjeve të tyre.

Duke e quajtur shpyllëzimin “një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit të njeriut”, organizata tha se është veçanërisht e shqetësuar për pyjet tropikale të Amazonës.

Image

WWF thotë se “me çdo hektar të hembur të pemëve rrezikohet një pandemi e re”.

Image

“Për të parandaluar pandemi të ardhshme dhe duhet të ndalojmë shkatërrimin e botës natyrale. Rreth 70% e sëmundjeve të reja infektive vijnë nga kafshët. Kur shkatërrojmë habitate natyrale si për shembull Amazona, ne detyrojnë botën e egër dhe njerëzit të bëhen bashkë, duke shtuar rrezikun e infeksioneve. Të bësh para nga shpyllëzimi dhe zhdukja e tokave indigjene, është një fitim afatshkurtër, dhe dhimbje afatgjatë për shumicën.”, tha përfaqësuesja Kate Norgrove.

Image

Të tjerë ekspertë kanë paraljamëruar për ngjallje të mikrobeve të rrezikshme nga rritja e temperaturave në Arktik. Dr Dennis Carroll tha se njerëzimi duhet të jetë i kujdesshëm nga kërcënimi ringjalljes së mikrobeve nga ngrohja globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat