​Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme, Çekia rihap kufijtë me Gjermaninë e Austrinë

Bota

​Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme, Çekia rihap kufijtë me Gjermaninë e Austrinë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 08:22
Ilustrim

Shumë vende kanë filluar lehtësimin e masave pas paralizimit të jetës për shkak të pandemisë së COVID-19.

Japonia sot ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, pasi në disa rajone ende vlente vendimi për kufizime.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, deklaroi se vendi i tij kishte arritur të vinte në kontroll përhapjen e koronavirusit të ri.

Japonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 7 prill, ndërsa javë më parë nisi heqjen e kufizimeve, por jo edhe në vendet ku kishte ende rrezik, përfshirë edhe Tokion.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Japoni ka arritur në 16,550 ndërsa 820 pacientë kanë vdekur nga Covid-19.

Në Evropë, Çekia sot hap të gjitha kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë. Mirëpo ende vlejnë disa rregulla për turistët e huaj.

Ministria e Brendshme çeke tha se udhëtarët do të duhet të kenë dëshmi të testit negativ ndaj koronavirusit dhe se policia do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rëndomta në kufij.

Deri më tani në Republikën Çeke janë shënuar 371 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 9,002 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat