Palestina rihap xhamitë dhe kishat

Bota

Palestina rihap xhamitë dhe kishat

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:03
Palestina

Palestina të martën rihapi xhamitë dhe kishat e njohura në Bregun Perëndimor të okupuar në kuadër të lehtësimit të masave që ishin vendosur kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu.

Xhamia Ibrahimi në Hebron dhe Kisha e Lindjes në Betlehem u hapën për adhuruesit pas tre muajsh.

Dhjetëra palestinezë erdhën për namazin e sabahut në Xhaminë Ibrahimi mes masave të rrepta të sigurisë izraelite.

Hefzi Abu Sneineh, drejtor i fondeve për provincën Hebron, tha për AA se autoritetet izraelite lejuan 50 adhurues të hynin në xhami për shkak të pandemisë.

Ai shtoi se namazi i sabahut u krye tre herë për t’ua mundësuar të gjithëve që kishin ardhur të luten.

Kisha e Lindjes gjithashtu rihapi dyert e saj për adhuruesit dhe vizitorët mes një sigurie të rreptë.

Ministrja e Turizmit dhe Antikiteteve, Rula Maayah, tha për AA se rihapja e kishës është një shkëndi shprese për fillimin e një kthimi në jetën normale, veçanërisht pasi kisha pret miliona pelegrinë dhe turistë nga e gjithë bota.

Kisha e Lindjes është vendi më i njohur i shenjtë për krishterët në Palestinë, pasi u ndërtua në vendin ku besohet se ka lindur Jezusi.

Të hënën, Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, njoftoi hapjen e vendeve të adhurimit duke filluar nga e marta, si pjesë e lehtësimit të masave parandaluese kundër koronavirusit.

Që nga e marta, Palestina regjistroi një total të 602 raste të koronavirusit, duke përfshirë pesë vdekje, dhe 475 shërime.

Pas origjinës në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht më të goditura janë Evropa dhe SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat