Bota ka një vatër të re të coronavirusit, shkak varfëria e madhe në Peru

Bota

Bota ka një vatër të re të coronavirusit, shkak varfëria e madhe në Peru

Më: 26 maj 2020 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Pavarësisht që në kohë janë ndërmarrë të gjitha masat në luftën kundër coronavirusit, Peruja është një nga vendet që është goditur më së shumti nga kjo pandemi. Shkaku kryesor i kësaj situate është varfëria, raporton CNN.

Peruja ka qenë një nga vendet e para në Amerikën e Jugut që ka ndërmarrë masat e ashpra të parandalimit të coronavirusit, siç është ndalimi i daljeve jashtë shtëpisë, ora policore dhe mbyllja e kufijve.

Sot Peruja ka më shumë se 123 mijë raste të konfirmuara më infeksion të coronavirusit, dhe mbi 3.600 tjerë që kanë humbur jetën. Në mesin e vendeve të Amerikës Latine, Peruja gjendet në vendin e tyre për nga numri i të vdekurve nga COVID-19, menjëherë pas Brazilit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 85 për qind të respiratorëve në Peru janë duke u përdorur, kurse ekspertët shëndetësorë thonë se janë në prag të katastrofës dhe se sektori i shëndetësisë nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet krizës së shkaktuar nga pandemia.

Mjeku peruan Elmer Huerta ka deklaruar për CNN, se një nga shkaqet e një situate të tillë është varfëria e madh dhe mos barazia sociale në këtë vend. Shumë njerëz në Peru nuk kanë zgjedhje dhe detyrohen të dalin jashtë për të punuar, duke kërkuar ushqim apo para.

Sipas të dhënave të vitit 2017, vetëm 49 për qind e peruanëve nuk kanë frigorifer, që do të thotë që shumë njerëz duhet çdo ditë të shkojnë nëpër shitore për t’u furnizuar me artikuj të ndryshëm ushqimor, pasi që nuk kanë kushte për t’i ruajtur ato në temperatura të ulëta.

Turmat dhe radhët para marketeve janë gjithmonë të mëdha, shumica prej tyre nuk bartin maska mbrojtëse, nuk e mbajnë distancën fizike sociale sepse sipas tyre është e pamundur të bëhet një gjë e tillë.

Turma ka edhe para bankave, ku qytetarët presin në radhë të tërheqin paratë që qeveria ua ka siguruar si ndihmë gjatë kohës së pandemisë.

Kristian Lopez Vargas, ekonomist dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë, pretendon se pakoja e ndihmës prej miliona dollarë për grupet e qytetarëve të rrezikuar të Perusë ka qenë një ide e mirë, por sipas tij shpërndarja e parave nuk është menduar mirë.

Sipas të dhënave të vitit të kaluar, vetëm 38 për qind e banorëve të Perusë kanë të hapur një llogari bankare, ku tani po detyrohen të shkojnë nëpër banka për t’i tërhequr.

Përveç kësaj shumë qytetarë të Perusë jetojnë dhe punojnë në kushte, ku respektimi i distancës sociale fizike është i pamundur. Lopez Vargas thotë se më shumë se 30 për qind e banorëve të Perusë kanë një numër të madh të anëtarëve që jetojnë në hapësira shumë të vogla, kështu në një dhomë të njëjtë flenë katër ose pesë anëtarë të një familje.

Bazuar në të dhënat zyrtare, më shumë se 72 për qind e peruanëve punojnë në të “zezën”, për këtë shumë prej tyre nuk janë në gjendje të qëndrojnë në vetëizolim dhe kështu janë të detyruar të shkojnë në punë.

Të gjitha sipas Lopez Vargasit janë kombinime të rrezikshme për përhapjen e coronavirusit. E për shkak të situatës aktuale – gjendja e jashtëzakonshme në Peru është zgjatur deri më 30 qershor, derisa ora policore dhe vetëizolimi i obligueshëm mbesin në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat