Studiuesit vendosin se cilës familje i përket Panda e Kuqe

Bota

Studiuesit vendosin se cilës familje i përket Panda e Kuqe

Më: 26 maj 2020 Në ora: 21:54
Panda e kuqe

Një nga kafshët më joshëse të botës së egër Panda e Kuqe, ishte vendosur më parë në familjen e rakunëve, e më pas në familjen e arinjve

Por pas një analize të fundit filogjenetike u zbuluan detaje të rëndësishme që vendosën se kafsha ka familjen e saj taksonomike të quajtur Ailuridae, që është pjesë e superfamiljes Musteloidea, ku bëjnë pjesë dhe rakunët, lundërzat dhe disa specie të tjera të ngjashme.

Më parë Pandat e Kuqe mendohej se përbëheshin nga dy nënspecie por rezultatet e analizës treguan se është në fakt e njëjta specie e Pandës së Kuqe që ka pësuar devijim gjenetik rreth 0.22 milionë vjet më parë.

Panda e Kuqe jeton në lindje të Himalajave dhe në Kinën jugperëndimore.

Kafsha bukuroshe është e listuar si specie e rrezikuar dhe llogaritet se popullsia e saj e mbetur është më pak se 10 mijë individë.

Rënia e popullatës ka ardhur prej humbjes së habitatit, fragmentimit dhe gjuetisë ilegale. Megjithë emrin e saj, ajo nuk ka lidhje gjenetike me pandat e mëdha kineze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat