Rekord i viktimave nga Coronavirusi në Meksikë

Bota

Rekord i viktimave nga Coronavirusi në Meksikë

Më: 27 maj 2020 Në ora: 08:35
Ilustrim

Në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 501 të vdekur nga Coronavirusi.

Kjo ishte shifra më e lartë ditore e viktimave që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes në këtë shtet shkruan “Reuters”.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Meksikës, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 8,134, ndërsa shifra e të infektuarve në 74,560.

Pavarësisht rasteve të reja, ky shtet, që është në mesin e dhjetë vendeve më të vizituara nga turistët në botë, ka paralajmëruar se do t’i rihapë dyert për vizitorët e huaj nga qershori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat