Gjenden të gjallë pas 19 ditëve dy alpinistë të humbur në Zelandën e Re

Bota

Gjenden të gjallë pas 19 ditëve dy alpinistë të humbur në Zelandën e Re

Më: 27 maj 2020 Në ora: 13:01
Dion Reynolds dhe Jessica O’Connor

Dy alpinistë janë gjetur të gjallë pas 19 ditëve pasi kishin humbur në pyjet e Zelandës së Re.

Dion Reynolds dhe Jessica O’Connor, të dy 23 vjeçë, e kishin nisur ecjen në parkun kombëtar “Kahurangi” më 9 maj dhe kishin planifikuar të qëndronin atje gjashtë ose shtatë ditë, shkruan “BBC”.

Megjithatë, pasi e humbën rrugën shkaku i mjegullës, ata u lënduan në një ujëvarë.

Dy personat kishin gjetur ujë për të mbijetuar dhe u shpëtuan kur një helikopter i ekipeve emergjente vërejti tym që rridhte nga zjarri që e kishin ndezur të humburit në pyll.

Kahurangi është parku kombëtar i dyti më i madhi në shtetin e largët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat