Shpresë në horizont: Ilaçi i sëmundjeve reumatizmale jep rezultate inkurajuese tek Covid 19

Bota

Shpresë në horizont: Ilaçi i sëmundjeve reumatizmale jep rezultate inkurajuese tek Covid 19

Më: 30 maj 2020 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Sipas një studimi francez, ilaçi anakinra, i sëmundjeve reumatizmale, ka dhënë rezultate inkurajuese ndaj trajtimit të COVID-19 duke reduktuar rrezikun e vdekjes dhe nevojës për t’u vendosur në terapi intensive në reanimacion.

“Reduktimi domethënës i vdekshmërisë në sajë të përdorimit të anakinra-s për COVID-19 në këtë studim është inkurajues në këto kohë të vështira”, shkruan në një koment reumatologu Randy Cron nga Universiteti i Alabamas (Birmingham, SHBA) në revistën e specializuar “The Lancet Rheumatology”, ku është publikuar studimi.

Qëllimi është kundërshtimi i “stuhisë së citokinës”, një reagim inflamator i pakontrolluar që shkaktohet nga format e rënda të pneumonisë COVID-19, duke çuar në një sindromë të përkeqësimit akut të frymëmarrjes (SDRA). Një situatë ku mushkëritë nuk furnizojnë mjaftueshëm me oksigjen organet jetësore, gjë që kërkon asistencën e një ventilimi artificial me përdorimin e respiratorëve.

Më konkretisht, anakinra synon për të bllokuar, një prej citokinave të përfshira në këtë “stuhi inflamatore”, interleukin-1 (IL-1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat