Moment i tmerrshëm i një vozitësi që godet me makinë një person

Bota

Moment i tmerrshëm i një vozitësi që godet me makinë një person

Më: 30 maj 2020 Në ora: 15:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti i tmerrshëm i një personi që sulmohet nga një vozitës tek një stacion benzine.

Aqeel Ahmed, 24-vjeçar, shënjestroi viktimën e tij pas një konfrontimi në parkun e makinave të një stacioni benzine në Manchester

Ai me veturën e tij VW Touran  e godet personin duke e hedhur afër një makine që po furnizohej me benzinë, më pas del nga vetura dhe fillon përsëri ta shqelmoj.

Personi që ishte aty, u mundua që ta ndalonte sulmuesin, por ai e godet përsëri, shkruan Daily Mail. Pamjet tronditëse të CCTV tregojnë se Ahmedi kërcen jashtë dhe godet në kokën e viktimës së tij tre herë, ndërsa ai qëndronte pa ndjenja në dysheme.

Policia tha se viktima mund të mos i ketë mbijetuar sulmit “të paqëndrueshëm” nëse nuk do të ishte për veprimet e guximshme të automobilistit tjetër dhe gjithashtu anëtarëve të publikut që ngritën shpejt alarmin.

Ahmed, nga Bolton, i cili u takua me viktimën për t’i shitur drogë, u arrestua në vendin e ngjarjes. Viktima u trajtua në spital për një prehje të kokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat