Irani për vrasjen e George Floyd: Shtetet e Bashkuara po i çojnë dëm qytetarët e vet

Bota

Irani për vrasjen e George Floyd: Shtetet e Bashkuara po i çojnë dëm qytetarët e vet

Më: 31 maj 2020 Në ora: 10:08
George Floyd

Irani ka reaguar pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë në New York.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i çuar dëm qytetarët e vet.

“Disa mendojnë se jetët e personave me ngjyrë nuk kanë rëndësi. Për ata që mendojnë kështu: është shumë vonë për tërë botën për të bërë luftë kundër racizmit. Koha për një botë kundër racizmit…Shtetet e Bashkuara po i çojnë dëm qytetarët e vet”, shkroi Zarif në Twitter.

Që pas vdekjes së Floyd në duart e policisë, në New York janë duke vazhuar protestat e dhunshme të cilat eskaluan me djegien e stacionit policor në Minneapolis dhe të ndërtesave të tjera në qytet.

Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se në rast që kalojnë rrethojat e Shtëpisë së Bardhë do të përballen me qenë të egër dhe armët më të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat