Më 1 korrik votohen ndryshimet kushtetuese që do i mundësojnë pushtetin Putinin deri në vitin 2036

Bota

Më 1 korrik votohen ndryshimet kushtetuese që do i mundësojnë pushtetin Putinin deri në vitin 2036

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 23:31
Vladimir Putin

Qytetarët rusë do t’u drejtohen kutive të votimit më 1 korrik. Ata do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, ku mediet ruse njoftojnë se Presidenti Putin do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Më herët, votimet u shtynë për arsye të pandemisë së Koronavirusit.

Presidenti rus Vladimir Putin ka caktuar datën 1 korrik kur rusët do t’u drejtohen kutive të votimit për ndryshimet kushtetuese në vend.

Mediet ruse njoftojnë se me anë të këtyre ndryshimeve, Putinit i mundësohet që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Presidenti rus e ka marrë këtë vendim, në një takim me pjesëtarët e ekipit që kanë hartuar projektligjin.

Ky projektligj me ndryshimet kushtetuese, është miratuar nga ligjvënësit e Dumës ruse dhe Gjykata Kushtetuese e vendit në muajin mars. Rusët do të shkonin në referendum që më 22 prill për ta vleftësuar këtë ligj, por për shkak të pandemisë së Koronavirusit, votimet u shtynë.

Kritikët e Putinit kanë bërë me dije se këto ndryshime janë bërë me qëllim për rritjen e pushtetit të tij edhe për 12 vjet. Mandati aktual i presidentit përfundon në 2024.

Më herët, në janar, Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev dha dorëheqjen nga posti i tij ku tha se qeveria kërkon që t’i hap rrugën presidentit Vladimir Putin për të bërë ndryshimet e domosdoshme në Rusi. Në fjalimin e tij, pak muaj më parë, presidenti Putin foli për reforma.

Putini është në pushtet prej 20 vjetësh, nga 31 dhjetori i vitit 1999, kur ka zëvendësuar presidentin e atëhershëm Boris Jelcin.

Deri në vitin 2008 Putini ishte president, ndërsa në vitet 2008 – 2012 kryeministër. Më 2012 ai këmbeu pozicionet me Medvedevin, dhe ka marrë postin e presidentit ku do të jetë deri në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat