Mbi 382 mijë viktima dhe 6.4 milionë të infektuar në të gjithë botën nga koronavirusi

Bota

Mbi 382 mijë viktima dhe 6.4 milionë të infektuar në të gjithë botën nga koronavirusi

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 09:44
Ilustrim

Në rang global numërohen mbi 6.4 milion të infektuar, pas rritjes më të madhe të bilancit ditor në të gjithë botën deri më tani. Sipas të dhënave të renditura deri më tani janë 6,452.761 të infektuar. Por numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, për shkak të niveleve të ndryshme të testimit, vonesave dhe raportimit të ulët. Kjo është e vërtetë edhe për numrin e viktimave.

Të paktën 382.485 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani. Lajmi i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 3,067,697 milionë të tjerë.

Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total mbi 108 mijë viktima dhe janë infektuar mbi 1.8 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë.

Europa vijon ende të jetë e “pushtuar” nga virusi. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën  33.530  qytetarë, por rastet e reja dhe vdekshmëria ka rënë ndjeshëm në shtetin fqinj krahasuar me muajt e mëparshëm, pasi në 24 orët e fundit janë rregjistruar vetëm 55 viktima. Gjithashtu edhe në Spanjë janë shënuar mbi 27 mijë viktima, ndërsa në Francë numri i viktimave ka shkuar në 28.940.

Ndërkohë në Turqi, Francë dhe Rusi bilanci i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 vijon të jetë i lartë ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat