Ibuprofeni po testohet për trajtim të coronavirusit

Bota

Ibuprofeni po testohet për trajtim të coronavirusit

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 17:07
Foto Ilustrim

Shkencëtarët janë duke nisur një testim për të kuptuar nëse ilaçi ibuprofen mund t’iu ndihmojë pacientëve që janë të sëmurë me coronavirusin e ri.

Ekipet nga dy spitale në Londër dhe ata të Kolegjit King, besojnë se ky ilaç, që është anti-iflamator dhe shërben kundër dhimbjeve, mund të trajtojë problemet me frymëmarrje.

Ata shpresojnë se ky trajtim me shpenzime të vogla, mund të mbajë pacientët larg trajtimit me ventilatorë.

Përgjatë testimit, gjysma e pacientëve do të marrin ibuprofen përveç ilaçeve tjera, përcjell rel.

Megjithatë në testim do të përdoret një formulë më specifike e këtij ilaçi, për dallim nga tabletat e rregullta që përdorin njerëzit.

Studimet në kafshë kanë treguar se ibuprofeni mund të trajtojë problemet e rënda me frymëmarrje – njëra nga simptomat e rënda të disa pacientëve të infektuar me coronavirus.

Në periudhat e hershme të pandemisë me coronavirus, ka pasur shqetësime se ky ilaç mund të jetë i keq për personat që mund ta kenë virusin me simptoma të lehta.

Mirëpo një studim kërkimor nga Komisioni për Mjekësi Njerëzore ka treguar se sikurse paracetamoli, edhe ibuprofeni mund të përdoret për simptomat e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat