Mbi 392 mijë të vdekur nga Covid-19 në botë

Bota

Mbi 392 mijë të vdekur nga Covid-19 në botë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 23:50
Foto Ilustrim

Më shumë se 6 696 690 raste infektimi dhe 392 878 të vdekur janë regjistruar në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 2 886 800 sot konsiderohen të shëruar

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 497 vdekje të reja dhe 128 151 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1 473 SHBA me 1 023 dhe Meksika me 816.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 027 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 327 të shëruar. 5 raste infektimi u regjistruan midis të enjtes dhe të premtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 883 656 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 108 708 vdekje dhe 485 002 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 40 261 vdekje për 283 311 raste, Brazili me 34 021 vdekje për 614 941 raste Italia me 33 774 vdekje për 234 531 raste dhe Franca me 29 111 të vdekur për 190 052 raste.

Europa – 2 237 964 raste (182 440 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 977 983 raste (116 459 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 1 201 871 raste (60 540 viktima).

Azia – 638 309 raste (18 261 viktima).

Lindja e Mesme – 455 923 raste (10 172 viktima).

Afrika – 176 016 raste (4 875 viktima).

Oqeania – 8 632 raste (131 viktima).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat