56 mijë euro për një kurs, dorëhiqet ministrja e Financave

Bota

56 mijë euro për një kurs, dorëhiqet ministrja e Financave

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 09:59
Katri Kulmuni

Ministrja e Financave në Finlandë, Katri Kulmuni, u dorëhoq nga detyra, pasi rezultoi se kishte shpenzuar 56 mijë euro fonde publike, për një kurs lidhur me teknikat e komunikimit në media.

Fillimisht 32-vjeçarja, e cila është anëtarja më e re në qeveri, propozoi që ti kthente paratë mbrapsht.

Por më pas, kur një revistë zbuloi se shuma e paguar për agjencinë Tekir Oy kishte shkuar në 56 mijë euro për gjashtë muaj, u dorëhoq.

“Vetëm këtë javë e kuptova shumën totale dhe arrita në përfundimin se nuk mund të vazhdoj më si pjesë e qeverisë”, deklaroi ministrja.

Kryeministrja Sanna Marin, e pranoi dorëheqjen dhe deklaroi se “Ishte një vendim i vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat