100 milionë vetë do të bien në varfëri ekstreme, botës i duhen 10 trilionë dollarë

Bota

100 milionë vetë do të bien në varfëri ekstreme, botës i duhen 10 trilionë dollarë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Të paktën 100 milionë vetë do të bien në varfëri ekstreme për shkak të pandemisë së koronavirurit, ndërsa qeverive iu duhet të punojnë më shumë dhe të shtojnë investimet në shëndetësi dhe arsim. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se qeverive anembanë botës do të duhet të shpenzojë 10 trilionë dollarë për t’i bërë ballë pandemisë së koronavirusit dhe dëmeve ekonomike që ai solli.

Qeveritë anembanë botës do të duhet të shpenzojë 10 trilionë dollarë për t’i bërë ballë pandemisë së koronavirusit dhe dëmeve ekonomike që ai solli.

Drejtorja menaxhuese e FMN-së Kristalina Georgieva, paralajmëroi se të paktën 100 milionë vetë do të bien në varfëri ekstreme dhe u kërkoi qeverive në punojnë më shumë.

Ajo përshëndeti faktin që shumë qeveri kanë marrë masa të jashtëzakonshme për të shpëtuar dhe mbrojtur jetën e njerëzve, por nënvizoi se kriza po shkakton më shumë dhimbje te më të varfrit dhe më të dobëtit.

FMN-ja argument se për të kaluar pasojat e pandemisë do të duhet më shumë stimul fiskal sidomos në shëndetin publik dhe për parandalimin e pandemive të ardhshme.

Georgieva bëri thirrje për më shumë investime në arsim, ndërsa paralajmëroi se fëmijët, arsimimi i të cilëve është ndikuar nga shpërthimi i virusit, janë më të pirur të bien në varfëri.

Dëmet e shkaktuara nga koronavirusi janë ende të paqarta, ndërkaq tani shumë vende po fillojnë t’i frikësohen një vale të dytë infektimi. Një gjë e tillë bëri një bursat amerikane të reagojnë negativisht të enjten. Indeksi industrial Dow Jones Industrial ra me 707.48 pikë ose me 2.62%, , ndërsa indeksi i përbërë Nasdaq ra me 229.11 pikë ose me 2.29%. Me humbje edhe indeksi S&P 500, 88.15 pikë ose 2.76%, kur tregu u hap të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat