Mbi 8 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Bota

Mbi 8 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 8 milionë.

Sipas AnadolyAgency, gjithsej 8.007.717 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 2.162.228 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (867.882), Rusia (537.210), India (332.783), Britania (295.889), Spanja (291.008), Italia (236.989), Peruja (229.736), Gjermania (187.671) dhe Irani (187.427).

Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Kili (174.293), Franca (157.220), Meksika (146.837), Pakistani (144.478), Arabia Saudite (127.541), Kanadaja (98.787), Bangladeshi (87.520), Kina (83.181), Katari (79.602), Afrika e Jugut (70.038), Belgjika (60.029), Bjellorusia (53.973), Suedia (51.614) dhe Kolumbia (50.939).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 435.849 persona. Ndërkaq, mbi 4,1 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat