Mbi 450 mijë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

Bota

Mbi 450 mijë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Numri i të vdekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar shifrën mbi 450 mijë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 450.088 vdekje ndërsa numri i rasteve ka arritur në 8.377.466.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA me 119.880 viktima.

Pas saj radhiten Brazili me 46.510 vdekje, Britania e Madhe me 42.153, Italia me 34.448, Franca me 29.575, Spanja me 27.136, Meksika me 18.310, India me 12.262, Belgjika me 9.675, Irani me 9.185, Gjermania me 8.918, Kanadaja me 8.254, Rusia me 7.478, Peruja me 7.257, Holanda me 6.075 dhe Suedia me 5.041 viktima nga COVID-19.

Vendet e tjera me mbi 1.000 vdekje janë Turqia (4.861), Kina (4.634), Ekuadori (4.007), Kili (3.615), Pakistani (2.975), Indonezia (2.276), Zvicra (1.956), Egjipti (1.850), Kolumbia (1.801), Irlanda (1.710), Afrika e Jugut (1.674), Portugalia (1.523), Rumania (1.451), Bangladeshi (1.305), Polonia (1.286), Filipinet (1.108) dhe Arabia Saudite (1.091).

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani, 3.384.805 të infektuar e kanë mposhtur virusin ndërsa aktualisht vazhdojnë trajtimin 4.375.172 raste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat