Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 7,889 raste të koronavirusit, duke e çuar në 576,952 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 161 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 8,002, shkruan “The Guardian”.
Rusia është në mesin e vendeve me numrin më të lartë të infektimeve në botë, por ka shënuar shumë më pak viktima se Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore evropiane, me përjashtim të Gjermanisë.
Pavarësisht numrit të lartë të rasteve ditore, qeveria ruse ka filluar t’i largojë masat kufizuese.
Një ndër pjesët më të prekura nga virusi në këtë shtet është kryeqyteti Moska dhe rrethina e saj, ku është e përqendruar një përqindje e madhe e popullsisë ruse.