Ishujt e vegjël që mund të sjellin një shpërthim konflikti midis Kinës dhe Japonisë – ku mund të përfshihet edhe SHBA

Bota

Ishujt e vegjël që mund të sjellin një shpërthim konflikti midis Kinës dhe Japonisë – ku mund të përfshihet edhe SHBA

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Përderisa Kina është në një luftë kufitare me Indinë, një tjetër sulm ushtarak pritet të shpërthejë mijëra milje larg për një grup ishujsh të vegjël.

Sipas mediave të huaja, të dy qytetet, Tokio dhe Pekini thonë se kanë përvetësuar ishujt e pabanuar, të njohur si Senkakus në Japoni dhe Diaoys në Kinë, megjithëse Japonia i ka administruar ata që nga viti 1972.

Tensionet mbi “zingjirin shkëmbor”, 1,900 kilometra në jug-perëndim të Tokios, kanë zënë vend për vite me radhë, dhe konflikti për ishujt daton me qindra vjet – as Japonia dhe as Kina nuk duket se do të zmbrapsen mbi territorin që konsiderohet si një “origjinë kombëtare” për të dyja kryeqytetet.

Në këtë drejtim, ishujt nuk dallojnë nga toka e shkëmbore e Himalajeve, ku mes dekadave të tensioneve midis territoreve të Kinës dhe Indisë, shpërtheu një përplasje të hënën, duke shkaktuar vdekjen e 20 trupave indiane.

Mirëpo, një përleshje e papritur në Senkaku dhe Diaoyus mund të shkaktojë një konfrontim ushtarak midis Kinës dhe SHBA-së.

Kjo pasi SHBA-ja ka një traktat mbrojtës të ndërsjellë me Japoninë. Nëse territori japonez sulmohet nga një fuqi e huaj, SHBA është e detyruar ta mbrojë atë.

Ndërkohë një konfrontim i mundshëm u paralajmërua javën e kaluar nga rojet bregdetare japoneze pasi anijet e qeverisë kineze kishin filluar ‘shënjestrimin’ e ujërave afër ishujve, që nga mesi i prillit.

Cili ishte reagimi i dy palëve mbi këto territore?

Si përgjigje ndaj prezencës së shtuar kineze, Yoshihide Suga, sekretar kryesor i kabinetit japonez, potencoi se zona është nën kontroll.

“Ishujt Senkaku janë nën kontrollin tonë dhe territoret tona janë nën mbrojtjen e të drejtave ndërkombëtare. Aktivitetet për mbrojtjen e tyre duhet të vazhdojnë. Ne do t’i përgjigjemi palës kineze në mënyrë paqësore”, ka thënë ai.

Ndërkaq në një deklaratë të premten, Ministria e Jashtme e Kinës bëri jehonë duke e demantuar krejtësisht deklaratën e palës së kundërt.

“Ishulli Diayou dhe ishujt përreth janë pjesë e territoreve të Kinës, dhe është e drejta jonë që të kryejmë patrullime dhe aktivitete në fuqi me ligjin”, tha Ministria e Jashtme.

Një histori e konfrontimit

Kina thotë se kishte përvetësuar ishujt diku rreth vitit 1400, kur ato u frekuentuan nga një peshkatar kinez.

Ndërkaq, Japonia thotë se nuk pa ndonjë gjurmë të kontrollit kinez ndaj ishujve sipas një studimi në vitin 1885, kështu që i njohu zyrtarisht ato si territore sovrane japoneze në vitin 1895.

Një grup migrantësh merreshin me kultivimin e peshkut, në ato ishuj, ndërsa në atë kohë kishte më shumë 200 banorë, sipas Ministrisë së Jashtme të Japonisë.

Kështu Japonia atëbotë i shiti ishujt tek pasardhësit e migrantëve në vitin 1932, ndërkaq me falimentimin e fabrikës në vitin 1940 pronësia e ishujve u shua.

Ndërkohë dorëzimi japonez në fund të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 shkaktoi më shumë turbullira mbi çështjen.

Ishujt u shpallën si pjesë administrative të SHBA-së pas luftës. Ndërkaq në vitin 1972, Washingtoni ia ktheu ato Japonisë.

Përveç kësaj edhe Tajvani si shtet vetë-qeverisës, të cilën Pekini e konsideron si provincë kineze, gjithashtu pretendon se “ka hise” në pronësinë e këtyre ishujve.

Madje një këshilltar i rajonit të Yilan të Tajvanit, tha se nëse ndryshimi japonez kalon, ai do të organizojë një zbarkim të anijeve për të “mbrojtur” ishujt nga Japonia, sipas një raporti nga Taipei Times.

Ndërkohë mbrojtja e ishujve ka qenë prioritet i “Forcës Vetë-Mbrojtëse Japoneze” (JSDF) në vitet e fundit.

Kështu Këshilli për Marrëdhëniet e Jashtme pohon se Tokio ka krijuar baza të reja ushtarake për t’i mbrojtur ato.

Megjithëse ishujt janë të pabanuar, Kodi i Rregullave Federale (CFR) potencon se ato përmbajnë dobi ekonomike, shkruan CNN.

“Ishujt kanë rezerva potenciale të naftës dhe gazit natyror, ato gjenden afër rrugëve të transportit, dhe janë të rrethuara me zona të pasura me peshkim”, thuhet në deklaratë.

Çka do e shkakonte shpërthimin e një përplasjeje të mundshme mes dy vendeve

Të gjitha veprimet mund të çojnë në telashe të mundshme, thotë William Choong, anëtar i “Institutit ISEAS-Yusof Ishak”, në Singapor.

“Krahasuar me pikat e tjera në rajon – si Deti i Kinës së Jugut, Tajvani dhe programet e armëve të Koresë së Veriut – Deti i Kinës Lindore përmban një përzierje unike të historisë, nderit dhe territorit”, shkroi Choong këtë muaj në një blog.

“Nëse ekuipazhet kineze të peshkimit, rojet bregdetare ose anëtarët ushtarakë kanë zbarkuar në Senkakus, atëherë Garda Bregdetare e Japonisë pa dyshim do të kërkonte largimin e tyre sipas ligjit.

Por duke pasur parasysh që Kina nuk i pranon përvetësimet e proklamuara të Japonisë, sigurisht që është e mundur që Pekini mund ta cilësonte si një përshkallëzim, i cili mund të rezultojë me reagime të konsiderueshme ushtarake nga Kina”, thuhet në faqen e internetit të AMTI.

Në klimën aktuale të Indo-Paqësorit, Kina po dëshmon se është e gatshme të luftojë për përvetësimet e saja.

Për shembull, në Detin e Kinës së Jugut, Kina ka zbarkuar avionët në ishujt e krijuar nga vetë dora e njeriut; ajo ka fundosur një varkë peshkimi vietnameze dhe ka goditur një tjetër; ajo ka ngacmuar një anije me bazë nga Malajzia dhe ka dërguar një anije në një tokë e cila u përvetësua nga Indonezia; vetëm disa javë, avionët ushtarakë kinezë u paralajmëruan nga luftëtarët tajvanezë të paktën pesë herë, shkruan artikulli në CNN.

Madje shqetësimi ironik ndaj asaj që po ndodh në Detin e Kinës Lindore, është se Pekini riklasifikoi përvetësimin e ishullit në Detin e Kinës së Jugut, duke iu dhënë ishujve Spratly, Nansha dhe Paracel dhe Xisha, status më të spikatur në hierarkinë qeveritare të vendit.

Pastaj ekziston edhe konflikti Indi-Kinë në Himalaje – ku pas përplasjes mes dy vendeve, mediet shtetërore të Kinës raportonin mbi pajisjet e reja ushtarake që Pekini mund t’i sillte ato në atë zonë.

Choong argumenton se do të ishte gabim të mos mendosh se Kina ka pretendimet e njëjta edhe për Senkakus dhe Diaoyus.

“Nuk qëndron problemi nëse Kina do të dëshironte të sfidonte Japoninë mbi ishujt. Pyetja qëndron se kur dhe si? Kjo është ajo që po i mban tërë natën zgjuar politikanët japonezë dhe amerikanë”, shkroi Choong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat