Putini nuk largohet, po e shqyrton mundësinë për të garuar për mandatin e pestë me radhë

Bota

Putini nuk largohet, po e shqyrton mundësinë për të garuar për mandatin e pestë me radhë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 11:10
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur se është duke menduar të kandidojë për herë të pestë me radhë në pozitën e presidentit, nëse populli miraton ndryshimet kushtetuese.

Putinit do t’i përfundonin dy mandate njëra pas tjetrës në vitin 2024, por Kuvendi i Rusisë e ka miratuar një plan që ia lejon atij pjesëmarrjen në garë përsëri, shkruan “Daily Mail”.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese do të mbahet javën e ardhshme dhe pritet që shumica e rusëve t’i përkrahin ato. Kjo do të nënkuptonte që lidere 67-vjeçar do të mund të qëndronte në pushtet edhe për dy mandate shtesë, më saktësisht deri në vitin 2036.

Putini ka shërbyer për dy mandate si president nga viti 2000 deri në vitin 2008, pastaj ishte kryeministër për katër vjet. Në presidencë u kthye në vitin 2012 dhe mandatin e katërt e fitoi në vitin 2018.

“Nuk e përjashtoj mundësinë e pjesëmarrjes në garë, nëse kjo mundësohet me kushtetutë. Do të shohim”, tha ai në një intervistë për televizionin shtetëror.

Putini më parë ka thënë se i përkrahë kufizimet kohore të mandateve kur vendi të bëhet politikisht i pjekur, por ka pretenduar se ende ka nevojë për stabilitet tash për tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat