Jordania bëhet vendi i parë në botë për konsumim të duhanit

Bota

Jordania bëhet vendi i parë në botë për konsumim të duhanit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 16:16
Foto Ilustrim

Shkalla e duhanpirjes në Jordani është bërë më e larta në botë. Mbrojtësit e shëndetit publik kanë thënë se kompanitë e mëdha të duhanit kanë ndikuar në politikëbërjen e shteti.

Mbi 80 për qind e burrave jordanezë e thithin duhanin ose rregullisht përdorin produkte të nikotinës, përfshirë cigaret elektronike, në bazë të një hulumtimi qeveritar të vitit të kaluar, i kryer në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas këtij hulumtimi, duhanpirësit jordanezë i thithin mesatarisht 23 cigare në ditë, shkruan “The Guardian”.

Edhe duke i përjashtuar cigaret elektronike dhe produktet e tjera pa tym, në hulumtim doli se 66 për qind e burrave dhe 17 për qind e grave e përdorin duhanin, duke e lënë kështu prapa Indonezinë, e cila për një kohë të gjatë është vlerësuar si shteti me konsumimin më të madh të madh të duhanit.

Në anën tjetër, shkalla e konsumimit të duhanit ka shënuar rënie në tri dekadat e fundit në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat