Në Iran maskat bëhen të detyrueshme pasi numri i të infektuarve shkon rreth 10,000

Bota

Në Iran maskat bëhen të detyrueshme pasi numri i të infektuarve shkon rreth 10,000

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:34
Foto

Një zyrtar iranian bëri thirrje që përdorimi i maskave të bëhet i detyrueshëm pasi vendi të mërkurën raportoi numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirsui në më shumë se dy muaj e gjysmë.

"Sigurisht kërkohet që përdorimi i maskave të bëhet i detyrueshëm," tha zv.ministri i Shëndetësisë Alireza Raisi, raporton France24.

"Nëse përdorim maska, veçanërisht në hapësira të mbyllura dhe tubime, ne mund të pakësojmë shumë përhapjen e virusit," shtoi ai.

Irani raportoi rastet e tij të para COVID-19 më 19 shkurt, dhe që prej asaj kohe ka luftuar të përmbajë shpërthimin në numrin e vdekjeve afro 10,000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat